Ka vdekur sot ish-futbollisti i Prishtinës Sabit Dallku pas një sëmundje të rëndë.
Sabit ka luajtur në mbrojtje të skuadrës më të madhe në vend, Prishtinës, në fund të viteve 70-të dhe në fillim të viteve 80-të.
Klubi futbollistik i Prishtinës kujton se Sabit Dallku ka qënë mbrojtës me nam.
Më tëj FC Prishtina shprehet për Dallkun se ka qënë pjesë e gjeneratës e cila pati filluar të krijohet me trajner Ilija Dimovskin, e që pastaj patën arritur majën e futbollit ish-jugosllav.
Në vijimësi të karrierës së babait kanë ecur dhe dy djemtë Armendi dhe Ardini njëri prej tyre kapiten i Prishtinës dhe tjetri lojtar i Vorskla Poltavës nga Ukraina.
FC Prishtina në përfundim të njoftimit saj i shpreh ngushëllime familjes Dallku.