Ish-presidenti portugez, Mario Soares është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i spitalit ku ishte shtruar Soarez në Lisbonë, Jose Barata.
I ashtuquajturi “babai i demokracisë” në vend,ishte shtruar në spital më datë 13 dhjetor të vitit që lamë pas.
Por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua akoma më shumë më 24 dhjetor.
Ndërsa që prej kësaj të hëne, Soarez ra në koma të thellë derisa sot humbi jetën. Megjithatë, shkaqet mjekësore të vdekjes së tij nuk janë bërë me dije akoma.
Soares është një nga figurat më me influencë në politikën portugeze.
Ai ka kontribuar në ardhjen e demokracisë në vitin 1974, më pas ka kontribuar në integrimin evropian të Portugalisë. (D.D/Shuplaka)