Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare ish-zonja e parë e SHBA-ve, Barbara Bush. Ajo u nda nga jeta pak orë më parë, ndërsa prej disa ditësh vuante gjendjen e rënduar shëndetësore.
Familja Bush kishte thënë në një deklaratë të dielën se ajo ishte në gjendje të keqe, kishte vendosur të mos kërkonte trajtim të mëtejshëm mjekësor dhe në vend të kësaj do të përqëndrohej në rehatinë dhe përkujdesin e familjes.
“Barbara Bush ishte një Zonjë e Parë dhe një grua e mrekullueshme, ndryshe nga të tjerët që sillnin mllef ajo solli te njerëzit dashurinë për leximin”, tha George W. Bush në një deklaratë. “Për ne, ajo ishte shumë më tepër. Mami arriti të na mbante duke qeshur deri në fund”.
Ajo ishte zonja e parë kur burri i saj ishte në Shtëpinë e Bardhë nga 1989 në 1993. Djali i saj, republikani Xhorxh Walker Bush, triumfoi në zgjedhjet e kontestuara të SHBA në 2000 dhe ishte president nga 2001 deri në 2009.
Ajo është e njohur pasi ishte e para grua që pa të drejtonin ShBA-të, si bashkëshorti, ashtu edhe i biri më vonë, që ishte presidenti i 43-të i Amerikës.
Barbara dhe George Bush festuan në janar përvjetorin e tyre të 73-të të martesës, duke u bërë çifti më jetëgjatë në historinë presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Barbara njihet si një familjare mjaft e përkushtuar, dhe ka shmangur të gjitha fjalët se ajo kishte ndikim në vendimet politike të bashkëshortit të saj.
Për ndarjen e saj nga jeta kanë reaguar dhe presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij.
“Ajo do të mbahet mend gjatë për përkushtimin e saj të fortë ndaj vendit dhe familjes, të cilave ajo u shërbeu pafundësisht mirë”, thotë Trump dhe bashkëshortja e tij Melania në një deklaratë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post