Kryepeshkopi i Anastas Janullatos ka ndërruar jetë sot pas disa javësh shtrimi në spitalin “Evangelismos” në Athinë.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos u transferua më 3 Janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë.
Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 Dhjetor.
Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gjë që solli vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.
Teologu, klerik, shkrimtar, profesor emeritus i Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, anëtar nderi i Akademisë së Athinës, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.
Anastas Janullatos lë pas një trashëgimi të pasur ndërsa në vitin 2000 u nominua për Çmimi Nobel për Paqe.
Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.
Kryepeshkopi u shtrua në spitalin “Evangelismos”, ku pak ditë më vonë gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi dhe u intubua.
Megjithatë, shëndeti i tij ishte mjaft i rënduar dhe pas disa javësh shtrimi në spital Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos u nda nga jeta.
Kush ishte Kryepeshkopi i Shqipërisë?
I lindur më 4 nëntor 1929 në Pire, Anastas Janullatos ishte kreu i Kishës Ortodokse së Shqipërisë.