23:48 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar: Themelues i katedrës së Ortopedisë

12:57 | 08/09/2021
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar: Themelues i katedrës së Ortopedisë

Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku i njohur, Agron Pustina.

Lajmi është konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ndërsa ortopedi i njohur është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

“Dr. Pustina ka qenë mjek, ortoped, doktor i shkencave, profesor. Lindi më 1944 në Tiranë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu ne Shkup. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup më 1967. Specializoi në lëmin e Ortopedisë në Bruksel”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë nga ODA e mjekëve:
Dr. Pustina ka qenë mjek, ortoped, doktor i shkencave, profesor. Lindi më 1944 në Tiranë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu ne Shkup. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup më 1967. Specializoi në lëmin e Ortopedisë në Bruksel.

Studimet pasdiplomike i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb dhe më 1975, mbron temën e magjistraturës me titull: “Kontributi i ligamenteve teres A në nyjat vaskulare të femurit te fëmijët me lukacion kongjenital të kokërdhokullës”. Ndërsa, më 1979 në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb mbron tezën e doktoratës me titull: ”Dinamika e ndyshimeve vaskulare të pjesës proksimale të femurit te fëmijët me lukacion kongjenital të kokërdhokullave” (SK).

Ishte njëri nga themeluesit e katedrës së ortopedisë. Më 1971 kalon në Klinikën Ortopedike në Prishtinë, ku merr titullin profesor ordinar i lëndës Kirurgjia e përgjithshme dhe luftarake në Fakultetin e Mjekësise në Prishtinë. Pas luftës për një kohë te gjatë ishte drejtues i Bordit për edukim të vazhdueshëm në Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës. Ka marrë pjesë në disa Kongrese e simpoziume ndërkombëtare dhe ka publikuar 26 punimeshkencore si autor dhe koautor. Në Kongresin e parë të Mjekësisë, Oda e Mjekëve të Kosovës e dokoron me titullin “Nderi i Mjekut” për kontributin e veçantë në themelimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe institucioneve në Kosovë.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Pas

Kanabis “Gorrilla”/ “Mbillet në Shqipëri, fara është modifikuar në laboratorët e Spanjës”. Artan Hoxha zbulon çmimin stratosferik të drogës së re

Para

“Zog k*rve, po bëhesh kurriz i popit serb”, Çun Lajçi sulmon Abazoviçin: Jeni të zhytur si njëri si tjetri, të përçarë më keq se në kohën e Pashiqit, më vjen turp nga ju

Para
“Zog k*rve, po bëhesh kurriz i popit serb”, Çun Lajçi sulmon Abazoviçin: Jeni të zhytur si njëri si tjetri, të përçarë më keq se në kohën e Pashiqit, më vjen turp nga ju

"Zog k*rve, po bëhesh kurriz i popit serb", Çun Lajçi sulmon Abazoviçin: Jeni të zhytur si njëri si tjetri, të përçarë më keq se në kohën e Pashiqit, më vjen turp nga ju

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.