Gazetarja, Carlotta Dessì është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare. Dessì humbi betejën me një sëmundje të rëndë që e kishte prekur verën e shkuar.
Në dhjetor, Dessì ishte rikthyer për herë të parë në TV, krah Mario Giordano, por ajo qëndronte në karrige me rrota.
“Duhet të luftosh, jo të dorëzohesh. Një gjë është e qartë, nuk jam vetëm. Nuk kam qenë për asnjë moment që prej ditës së parë që zbulova sëmundjen time, 4 muaj më parë. Nga ai moment jeta ime ndryshoi. Ndryshoi për mua, për familjen time, për partnerin tim. Menjëherë u rrethova nga shumë dashuri dhe afeksion, në çdo moment. Jam e rrethuar nga njerëz e miq që nuk më kanë lënë kurrë vetëm dhe më japin forcë gjithmonë, mbi të gjitha kur mbizotëron frika. Më rikujtojnë që të shoh përpara, të mendoj për të ardhmen dhe të mos dorëzohem kurrë”, “do fitoj, në fakt do fitojmë. Faleminderit të gjithëve. Por mbi të gjitha faleminderit Mario Giordano dhe ekipit të programin Fuori del Coro. 5 muaj në spital, jam shumë e lumtur”- Tha ajo disa kohë më parë nga karrigia me rrota.