Një lajm i hidhur ka tronditur futbollin anglez dhe jo vetëm. Ish-mesfushori i Manchester United Liam Miller është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga Goal.com
Lojtari me kombësi Irlandeze është ndarë nga jeta në një moshë të re vetëm 36 vjeç, pasi nuk mposhti dot luftën me kancerin.
Në vitin 2004 ai kaloi nga Celtic te Manchester United ku luajti dy sezone.
Më pas futbollisti ka kaluar te skuadra e Sanderland, për ta mbyllur karrierën tek një skuadër amerikane.
Po ashtu Liam Miller ka luajtur edhe 21 ndeshje zyrtare me kombëtaren Irlandeze.
(E.K/FAXWEB)