Në moshën 66-vjeçare është ndarë nga jeta këngëtari i muzikës rock Tom Petty. Artisti ka ndërruar jetë në një spital në Kaliforni, ku po mjekohej pas një sulmi në zemër që e goditi natën e së dielës në shtëpinë e tij në Malibu.
Këtë lajm të hidhur për të gjithë fansat e tij e dha TMZ, por menaxheri nuk bëri asnjë koment derisa mediat ndërkombëtare filluan ta postonin njëra pas tjetrës duke i shprehur ngushëllime familjes dhe të gjithë fansave të Tom Petty-t në të gjithë botën.
Vetëm pak ditë më parë ishte edhe dalja e fundit e tij në skenë, kur Petty mori pjesë në tre koncerte në Los Anxhelos me “Heartbreakers”. (J.V/Shuplaka)