Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare ëngëtari më i njohur i muzikës rock në Francë, Johnny Hallyday.
Ai ka humbur betejen me kancerin në mushkëri. Duhet të theksojmë që Hallyday ka shitur më tepër se 100 milionë albume dhe ka mbajtur më se 50 turne madhore, prej vitit 1960, kur e kishte koncertin e tij të parë profesional. Thuhet se ai ishte i inspiruar nga këngëtari amerikan, Elvis Presley.
Në Francë, ky këngëtar ishte një personalitet shumë i rëndësishëm i kulturës, prandaj për vdekjen e tij ka njoftuar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot herët në mëngjes.
Këngëtari Johnny Hallyday “e ka sjellur një pjesë të Amerikës në panteonin tonë kombëtar”, tha presidenti Macron. (J.V/Faxweb)