16:50 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 75 vjeçare aktori shqiptar Eduart Çala

09:50 | 04/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndahet nga jeta në moshën 75 vjeçare aktori shqiptar Eduart Çala

Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala, një prej figurave më të spikatura të artit skenik dhe kinematografik shqiptar. Ai u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike për qytetin e tij të lindjes, Elbasani, dhe për gjithë publikun shqiptar.
Eduart Çala lindi më 19 shtator 1950 në Elbasan, ku kreu arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën “Jeronim De Rada”. Edhe pse nuk e pati mundësinë të studiojë për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, ai ndoqi studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”. Dashuria e tij për artin u shfaq që në bankat e shkollës së mesme, me interpretimin në komedinë “Udha e Zavalinëve”, një pjesë që la gjurmë në jetën e tij artistike.
Në vitin 1971, Çala iu bashkua trupës profesioniste të Teatrit “Skampa”, ku për dekada me radhë interpretoi në mbi 50 shfaqje teatrore, duke u shquar për një gamë të gjerë rolesh, nga ato kryesore te episodike, gjithmonë me përkushtim dhe profesionalizëm.
Ai dha një kontribut të rëndësishëm edhe në kinematografinë shqiptare, ku u angazhua në role dytësore në disa filma artistikë të njohur si: “Përtej mureve të gurta” (1979), “Një natë Nëntori” (1979), “Partizani i vogël Velo” (1980), “Pranverë e hidhur” (1985), “Një jetë me shumë” (1986), “Kronikë e atyre viteve” (1986), “Tre veta kapërcejnë malin” (1988), dhe “Ngjyrat e moshës” (1990).
Veprimtaria e tij nuk u kufizua vetëm në aktrim. Çala ishte gjithashtu regjisor i dhjetëra shfaqjeve në Teatrin e Kukullave në Elbasan, duke ndihmuar në edukimin dhe argëtimin e fëmijëve përmes artit. Ai ka qenë një figurë e njohur edhe në jetën kulturore të qytetit si prezantues në koncerte, spektakle dhe festivale të ndryshme.
Për kontributin e tij të çmuar, në vitin 1985 u dekorua me medaljen “Naim Frashëri”, ndërsa Bashkia e Elbasanit e ka nderuar me titullin “Mirënjohje e Qytetit”. Vlerësime të shumta ka marrë edhe në Festivalet Kombëtare të Teatrove, të fëmijëve dhe të kukullave.
Eduart Çala i përkiste brezit të artë të aktorëve elbasanas, krahas emrave të mëdhenj si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili, Astrit Cerma, Spiro Duni, Ermira Bahiti (Gjata), Tefta Haziraj dhe Veronika Papa. Me largimin e tij, skena shqiptare humbi një artist të përkushtuar, të qetë dhe punëtor, që jetoi me pasion për artin dhe dashuri për publikun.

Pas

Konflikti i armatosur në Laç, ndërron jetë te Trauma 24-vjeçari Geri Bitri

Para

Arrestohet Alti Nallbani, bashke me deputetin Bledion Nallbati u konfliktuan me shoferin e kamionit

Para
Arrestohet Alti Nallbani, bashke me deputetin  Bledion Nallbati u konfliktuan me shoferin e kamionit

Arrestohet Alti Nallbani, bashke me deputetin Bledion Nallbati u konfliktuan me shoferin e kamionit

 



Të Fundit

Sezoni veror, hapen 36 qendra shëndetësore verore nga veriu në jug

KPA i jep fund procesit të rivlerësimit për Arqile Bashon, nuk ka më vendim përfundimtar

Elisa Spiropali u takua me Presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani: Zëri dhe prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë, mbështetje e fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Zbulohet parcela me kanabis në Mirditë, arrestohet 35-vjeçari

I dënuar për trafik droge në Greqi, arrestohet shqiptari në pikën kufitare të Kakavijës

KAS shqyrton Lezhën, PD ankimoi edhe qarkun ku fitoi! Logu ankohet për Policinë: Na procedoi kandidatin Gjin Gjoni, u përfshi në fushatë! KQZ: S’ka prova!

Rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Indinë verilindore dhe Bangladesh, të paktën 38 të vdekur dhe qindra të evakuuar

Ofertë joshëse, kapitenit të Kombëtares i del emri në Katar

Sanksionet kundër Rusisë/ Presidentja e KE takohet me senatorin republikan: Duhet t’i japim fund kësaj lufte!

Britania 12 nëndetëse të reja bërthamore, Starmer: Të jemi gati për luftë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.