10:12 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare “Legjenda e boksit”, Theodhor Janku (FROFIL)

13:59 | 17/02/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare “Legjenda e boksit”, Theodhor Janku (FROFIL)

Ndahet nga jeta ish-boksieri Theodhor Janku i njohur oër të gjithë so Todi.   Ish-boksieri është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare pas një sëmundje. 

Todi Janku, mbreti i boksit shqiptar, ka lindur më 8 janar 1930 në Tiranë.  Që në moshën 12-vjeçare ka nisur punën e tij në profilin e marangozit. Edhe si marangoz morri  titullin “Mjeshtër në profesion”.

Ai ka kontribuar në shumë vepra të ndryshme e në veçanti në panairet ndërkombëtare të organizuara në shumë vende të Evropës, Afrikës, Lindjes së Mesme nga dhoma e tregtisë në Shqipëri. Në moshën 17-vjeçare, Todi Janku merr pjesë në aksionin kombëtar për ndërtimin e hekurudhës Peqin-Durrës-Tiranë. Më pas shkon vullnetar në ndërtimin e autostradës Beograd-Zagred në ish-Republikën e Jugosllavisë. Në këto aksione, Janku i madh i dorezave shqiptare ka marrë shumë fleta lavdërimi, sulmuese e dekorata të ndryshme.

Përveç kësaj, Todi Janku është një figurë e ndritur e sportit shqiptar e në veçanti e boksit shqiptar. Sportin e dorezave e ka ushtruar në vitet 1952-1963. Në vitin 1956 është titulluar si  “Mjeshtër Sporti”. Nga viti 1956 dhe deri më 1963 ishte trajner i Tiranës në boks. Boksier, kapiten i Tiranës dhe më pas i ekipit kombëtar të të rriturve. Në vitin 1971, Mjeshtër i Merituar i Sportit. U dekorua me urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë më 7 dhjetor 1995.

Në karrierën e tij, Todi Janku është fitues tre herë i anketës së 10 sportistëve më të mirë në vitin 1959, 1960, 1961. Jo vetëm kaq, por është fitues i anketës “Boksieri më i mirë i shekullit| më 1996, si dhe super-anketës “10 sportistët më të mirë të shekullit” më 1998. Për 12 vjet rresht është “kampion kombëtar”, fitues i Kupës së Republikës, pikërisht në vitet 1952-1963. Më 1999 është nderuar me titullin “Nderi i sportit shqiptar”, kurse në 2000-n nga Bashkia e Tiranës ka marrë titullin “Mirënjohje e qytetit të Tiranës”.

Në kuadrin e Lojërave Olimpike “Athinë 2004”, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar e ka vlerësuar me urdhrin olimpik. Është nderuar me titullin “Mirënjohje” nga Federata Shqiptare e Boksit në vitin 2004, si dhe nga klubi sportiv Tirana më 2012. I është akorduar me vendim të Këshillit të Ministrave pensioni e posaçëm. Që nga viti 1991 është anëtar i grupit nismëtar për rilindjen dhe riorganizimin e boksit shqiptar, kurse për shumë vite ka qenë edhe anëtar i Komitetit Drejtues të kësaj Federate.

Që nga viti 2001, Klubi Shumësportësh “Tirana” për nder të Todi Jankut organizon turne boksi për nder të tij. Në karrierën e tij, Todi Janku numëron 82 ndeshje, 6 ndërkombëtare, prej të cilave 80 i ka fituar përpara kohe me nokaut, kurse dy të tjera i ka me pikë.  (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: semundjaTodi Jankuvdekja
Pas

Shqetësimet e Vasilit dhe Gjoshës për OMN-në, Bushati: Nostalgjikë të filmave me diversantë!

Para

Zamira Rami shkarkon nga detyra nënkryetarin e Gjirokastrës, mister motivet

Para
Zamira Rami shkarkon nga detyra nënkryetarin e Gjirokastrës, mister motivet

Zamira Rami shkarkon nga detyra nënkryetarin e Gjirokastrës, mister motivet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spërkatje kundër gjarpërinjve në Liqenin e Tiranës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes

Qetësia kthehet në Los Angeles, kryetarja e Bashkisë heq shtetrrethimin

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Çfarë zbuluan dosjet sekrete të CIA-s

Vranë me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci, prokuroria kërkon 25 vite burg për Florian Mukën dhe 12 vite për të miturin

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë Amerikën dhe ta detyrojë të hyjë në luftë

Sapo kishte dalë nga burgu për vrasje, kush është 27-vjeçari i arrestuar sot në Pogradec? Makina e tij e ‘mbushur’ me armë, para dhe drogë

Kapet ‘mat’ duke shitur doza kokaine në tabakinon e tij, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë

Alarm në Melbourne, makina përplaset në një qendër tregtare të mbushur me njerëz

Sulme ajrore precize, ndërhyrje detare dhe mbrojtje ajrore! Çfarë përmban një grup sulmi për transportuesit e avionëve të Marinës Amerikane?

U shfaq në koncert me flamurin e Hezbollahut, reperi i grupit Kneecap del para gjykatës në Londër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.