Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare mjeku i njohur neuro-psikiatër Nasi Bozheku. Familjarët njoftuan vdekjen e tij sot në orët e para të mëngjesit në Tiranë.
Mjeku Nasi Bozheku është diplomuar në vitin 1967 në fakultetin e mjekësisë në Tiranë, ndërsa njihet si një nder themeluesit e katedrës së Neurologjisë Shqiptare.
Nasi Bozheku ka kryer një sërë specilizimesh në Paris, Bukuresht në fushen e neuro-psikiatrisë. Bozheku ka shërbyer vitet e fundit para daljes në pension në poliklinikën nëntë në kryeqytet, ndërsa nga miq, të afërm dhe pacientë ai njihej si mjek i përkushtuar, me pasion, profesionist dhe intelektual i shquar.
Ceremonia e varrimit të mjekut të njohur kryhet të dielen në orën 11.00 në varrezat e Sharrës. ”Fax news” shpreh ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e tij për humbjen e njeriut të tyre.
(E.K/FAXWEB)