Është ndarë nga jeta publicisti Arben Xoxa, i cili është babai i Ajolës, gruas së kryebashkiakutr të Tiranës Erion Veliaj. Mësohet se ai ka ndërruar jetë pranë bashkëshortes së tij Valbona, dhe vajzës Ajola.
Arben Xoxa ka lindur në Tiranë më 1 maj 1952, djali i Dhurata dhe Jakov Xoxa. Studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Më pas punoi për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike, duke i qëndruar pranë dashurisë së tij më të madhe profesionale, librave.
Që në rini e deri vonë ishte i angazhuar në shtypin vendas dhe të huaj, duke botuar qindra shkrime dhe studime, dhe i mirënjohur si një prej personaliteteve të spikatura të mendimit kritik shqiptar.
Homazhet do te zhvillohen te henen ora 10 prane Akademise se Shkencave tek Biblioteka!
(E.K/FAXWEB.AL)