07:52 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndahet nga jeta themeluesi i PD-së, Basha shkruan dedikimin prekës

12:29 | 25/06/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do t’u hedh hi syve”, Basha i përgjigjet prerë kryeministrit: Pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin nuk zgjidhet kriza

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Kryetari i Partisë demokratike ka ndarë në rrjetet socilae me ndjekësit e tij mesazhet ngushëlluese ndaj familjarëve të Pekës, miqve dhe kolegëve.

Basha e cilëson Pekën si themeluesin Partisë Demokratike, Pishtarin e Demokracisë, luftëtarin e paepur kundër diktaturës komuniste dhe aktivistin shumëvjeçar në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Postimi i plotë:

Mësova me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të Sejdi Pekës, themeluesit të Partisë Demokratike, Pishtarit të Demokracisë, luftëtarit të paepur kundër diktaturës komuniste dhe aktivistit shumëvjeçar në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Sejdiu ky pinjoll i një prej familjeve të mëdha që kurrë nuk u pajtuan me diktaturën dhe bënë çmos që t’ja shkurtonin jetën asaj, i dha dinjitet qëndresës 50-vjeçare të shoqërisë shqiptare kundër një prej regjimeve më të egra të planetit. I biri i luftëtarit të njohur të kompanisë famëmadhe 4000, Iljaz Pekës, Sejdiu e kaloi gjithë fëmijërinë e vet në kampe internimi dhe u rrit me atdhedashurinë e panjollosur nga propaganda e diktaturës.

Nën shënjestrën e makinerisë së dhunës që diktatura kishte ngritur në të gjithë vendin, familja e Sejdi Pekës ishte viktimë e luftës së klasave dhe vetë Sejdiu një pjesë të të rëndësishme të jetës e kaloi në kampet e internimit. Kam lexuar me mallëngjim përgjigjen që nëna e Sejdiut u dha oficerëve të Sigurimit, kur i kërkonin të thoshte se ku e kishte të shoqin dhe se si do t’i rriste fëmijët, pa patur as të drejtën e tallonit të bukës: “Fëmjët e Iljaz Pekës unë do t’i rris edhe në majën e atij lisi” ju është përgjigjur kjo heroinë e qëndresës ndaj diktaturës kasnecëve të Sigurimit.

Sejdiu nuk e njohu për së gjalli të atin, heroin e tij, por eci në gjurmët e tij dhe ishte një luftëtar i paepur për demokracinë që në fillim, në Qarkun e Kukësit.

Pishtari i Demokracisë Sejdi Peka nuk pushoi së angazhuari edhe pas 1990-s në mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke spikatur në betejat e tij mediatike për dekomunistizimin e shoqërisë, kryesisht në apelet për hapjen e dosjeve të komunizmit si dhe largimin nga administratave të të gjithë atyre që kishin milituar në mekanizmat e diktaturës së dhunës.

Drejtues shumëvjeçar i degës së kryeqytetit të Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë, Sejdi Peka nuk reshti së angazhuari në të gjitha betejat e shoqërisë kundër tentativave për restaurimin e trashëgimisë diktatoriale dhe kthimin në pushtet të brezit të dytë të pinjollëve të diktaturës. Qindra shkrime botoi Sejdi Peka kundër ringjalljes së nostalgjisë për komunizmin dhe diktaturën dhe ky kontribut është një amanet që ai na lë të gjithëve, që ne të bëhemi barrikadë kundër këtij rreziku.

Me ndarjen nga jeta të Sejdi Pekës, familja humbi njeriun e dashur, Partia Demokratike një veteran të aktivizmit politik, mediat një aktivist të palodhur, kurse shoqëria një zë të pavarur. Por trashëgimia e tij publicistike do na shërbejë të gjithëve si një leksion që do t’i kthehemi sa herë metastazat e diktaturës do të kërkojnë të rifitojnë dukje publike.

U prehtë në paqen e amëshuar!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: 'Portokallise'lulzim basha
Pas

Pas Leyla Moses-Ones, tjetër ambasador në zyrën e Bashës

Para

Vrau tre vajzat e saj, çfarë ka ndodhur me nënën shqiptare në Itali

Para
Vrau tre vajzat e saj, çfarë ka ndodhur me nënën shqiptare në Itali

Vrau tre vajzat e saj, çfarë ka ndodhur me nënën shqiptare në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijojnë sulmet e ndërsjellta me Iranin, Izraeli lëshon breshëri raketash mbi infrastrukturës ushtarake në Kermanshah

Zjarri përfshin vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës

Gara e qyteteve për turistët: Tirana, më e lira, por më e mbingarkuara

6 të vdekur dhe dy të zhdukur pas përmbysjes së një varke në liqenin Tahoe

“Make Iran Great Again”! Trump “eksporton” sloganin MAGA dhe shkon më tej: Një ndryshim regjimi është i mundur në Teheran

Avionët B-2 ulen në tokën amerikane, Trump përgëzon pilotët: Bënë një punë të shkëlqyer!

Shkodër/Plagoset një 26-vjeçar me armë zjarri, autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

Netanyahu: Izraeli nuk ndalet deri në shkatërrimin e arsenalit bërthamor të Iranit

Gramsh/ Shpërthen bombula e gazit, digjet plotësisht banesa

Kryeministri i Australisë përsërit mbështetjen për sulmet ajrore të SHBA-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.