Është ndarë nga jeta Edmond Ymeraj, një nga bashkëthemeluesit e Partisë Demokratike në Fier. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur ish-deputeti i kësaj partie Luan Baçi i cili ka kujtuar ditët e errëta të krijimit të kësaj partie në Fier, ku sipas tij ‘Falangat e diktaturës’ nuk e trembën Ymerajn.
Baçi kujton dhe fjalët e fundit të Ymerajt i cili i kishte kërkuar që të jepte kontributin e tij në këtë situatë të trazuar politike që po kalon vendi.
“U largove pa pritur dhe parakohe miku yne Mondi, të takova, jo me larg se dy ditë me parë, biseduam , pak me shume se zakonisht, ishe i shqetësuar, për situatën, që po kalojmë, dhe si gjithmonë i gatshëm, për të dhënë kontributin tënd të vyer, për PD dhe Fierin.
Me këtë monstër që është sot, në krye më the, duhet një ’91 i dytë“, shkruan ish-deputeti.
ÇFARË SHKRUAN LUAN BAÇI:
Pak dite na ndajne nga 6 Janari dhe ne do te mblidhemi, per te festuar, kete dite qe, perkon me diten e ujit te bekuar dhe kjo dite e bekuar per Fierin tone, kete radhe do te jet, pa Mondin.
Shume kush, e kujton 6 Janarin 1991 bashke me Mondin me djalin kurajoz dhe trim, qe krijuan PD Dega Fier dhe ne ditet ne vijim ,me megafon ne dore, ne krah edhe te Doktor Profesor Sali Berishes, sfidoi friken dhe perndjekjen, e falangave te kohes se diktatures dhe bashke me ,te tjere burra fisnik te kohes, Si Fatos Mihali, Arjan Nikaj, Veli Koçi, Viktor Margilaj, etj…shkruan historin , dhe sot kujtohen me vleresim dhe respekte ,nga te gjithe ne.
U largove pa pritur dhe parakohe miku yne Mondi, te takova, jo me large se dy dite me pare ,biseduam ,pak me shume se zakonishte, ishe i shqetsuar, per situaten, qe po kalojme, dhe si gjithmon i gatshem,per te dhene konttibutin tend te vyer, per PD dhe Fierin.
Me kete monster qe eshte sot, ne krye me the, duhet nje 91 i dyte.
Ne emrin tim personal dhe te Partis Demokratike Dega Fier, Shpreh ngushullimet me te sinqerta dhe te ndjera, familjes, bashkshortes, dhe femijve, te tij.
Sot ne oren 14, do te percjellim per ne banesen e fundit, do te jemi aty, plote nderim dhe respekte per ty miku jone.
Lamtumire Mondi, do te kujtojme, gjithmon, me respekte dhe malle.