Angelina Jolie i ka hapur jetës romantike një dritare të re pasi është fotografuar duke darkuar me një aktor super të njohur.
Ajo ko takuar yllin e “Iron Man” Robert Downey Jr, për të diskutuar projektet e mundshme të filmave, por burime për RadarOnline.com tregojnë ekskluzivisht se Jolie e pëlqen shumë aktorin e filmave me super heronj.
Iron Man dhe znj. Tomb Raider janë takuar në disa takime jozyrtare në Londër për të diskutuar çdo projekt të mundshëm dhe he me sa duket për të krahasuar historitë e tyre të mëdha në Hollivud.
Megjithatë Robert është lumturisht i martuar dhe ka dy fëmijë me bashkëshorten e tij, por nëse Angelina ja ka vënë vërtet syrin mbase nuk do të jetë dhe aq e vështirë për të. Duke konsideruar që Brad ishte gjithashtu i martuar me Jennifer Aniston kur ai u njoh me Angelina Jolie.