06:05 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ndaj që të mbahesh mend si Edi, jep dorëheqjen zoti Rama!”

22:53 | 27/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ndaj që të mbahesh mend si Edi, jep dorëheqjen zoti Rama!”

Nga Nikoll Lesi

Edi Rama po pret që dikush nga lart në Uashington apo Bruksel, edhe në Berlin, t’i thotë “hap udhë që vendi të mos destabizilohet, ndonëse je me zgjedhje si kryeministër”.

Pavarësisht retorikës së tij se “nuk jap dorëheqje”, apo se “zgjedhjet do zhvillohen vetëm në qershor 2021” është pikërisht Edi Rama që po bluan gjithë këto ditë se si do gjejë një shteg të dalë më nder nga kjo sherrnajë e madhe me opozitën, e cila duhet pranuar se e ka kapur mat pushtetin e tij.

Është dosja 339 që zien si kazan dhe pritet të plasë me arrestime VIP, ndonëse prokuroria po e mban me ujë të ftohtë se “po hetojmë”, por do jenë ndërkombëtarët që do t’jua kërkojnë me presion. Është “Zëri Amerikës” që kryeministrit i ngjason me “kazanët” mediatik shqiptar, por ajo mbetet radio më serioze në botë dhe shqiptarët e kanë dëgjuar që në kohën e Enverit nëpër qoshe si një rreze shprese për të mësuar të vertetat që çdo pushtet i fsheh. Është RAI, radiotelevizioni italian, krejtësisht profesional dhe serioz që nxori live se si bandat e drogës blejnë vota për pushtetin.

Është një Shqipëri e tërë që e di se si u blenë votat në qershor 2017, pavarësisht se Edi Rama djallëzisht e mori përdore PD-në në bashkëqeverisje dhe ia përlau mjeshtërisht votat duke e lenë me gisht në gojë. Natyrisht ishte faji personal i Lulzim Bashës që mori lugën në tepsinë e zgjedhjeve 2017. Por tepsia nuk kishte asgjë brenda, sepse lakrorin (votat) ishin konvertuar në euro nga bandat.

Edi Rama ka që prej shkurtit të vitit 1998 në pushtet. Ishte ministër, kryetar bashkie pa ndalesë (natyrisht me meritë të tij), kryeministër (për meritë te Ilir Metës) dhe prapë kryeministër për fajin e Lulzim Bashës. Megjithatë Rama vazhdon të qeverisë me “tepsi” në krah dhe kjo dreq psikologjie për t’i patur të gjitha vetë, po e merr në qafë.

Tani jemi para faktit të kryer, opozita e ka djegur parlamentin. Dhe nuk mund të jetë shtet demokratik pa opozitë në parlament. Ndaj zgjidhja mbetet të pranojë mënjëherë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe të ulet për të gjetur emrin e kryeministrit të ri, me opozitën.

Që kjo do të ndodhë, ka për të ndodhur! Problemi shtrohet se Edi Rama nuk duhet të dëgjojë zërin dhe arrogancën e Ramës së sotëm, por zërin e arësyes të Edit të dikurshëm, pikërisht të atij, Edit, që kur kritikonte në gazetën “Koha Jone” me shkrime e analiza brilante pushtetin e dhunshëm dhe autoritar të Sali Berishës ndër vitet ’92-’97, gazeta shitej dhe nuk kishte më në treg, por fotokopjohej shkrimi si trakt.

Po shkojmë në përplasje civile e nuk duhet kurrsesi, zoti Rama!

Nëse ke bindjen se ke vota, atëhere ik, bëj fushatë si ish-kryeministër dhe nëse i fiton të lumtë dhe opozita të mbylli gojën. E meriton të bëhesh prapë kryeministër, bile njëkohësisht edhe kryetar i SPAK.

Nëse humbet, nuk është fundi i Botës. Humbi dhe Fatos Nano, e iku. Tashmë ai është qytetar i lirë.

Ndaj që të mbahesh mend si Edi, jep dorëheqjen zoti Rama!

Etiketa: jep doreheqjenNikoll Lesiqe te mahesh mend si edirama
Pas

Bojkotimi i daljeve televizive me opozitarët, Evis Kushi tregon arsyet e vendimit të Ramës

Para

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 28 Shtator 2019

Para
HOROSKOPI. 15 gusht 2018

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 28 Shtator 2019

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.