Zvicra e shqiptarëve ka ndalur në një barazim 1-1 skuadrën barziliane e cila përbëhet nga yje të mëdhenj si Neymar apo Coutinho.
Ndeshja ka nisur vrullshëm me Brazilin në sulm i cili pas disa aksioneve ka gjetur avantazhit në minutën e 30 me anë të lojtarit të Barcelonës Coutinho i cili ka realizuar një supergol.
Por Zvicra nuk është dorëzuar dhe në minutën e 50’ arriti të barazojë me anë të Steven Zuber pas krosit të Shaqirit nga këndorja. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund edhe pse Brazili rrezikoi disa herë seriozisht helvetët.
Menjëherë pas këtij rezultati pozitiv në Zvicër ka shpërthyer dhe festa por suksesin e ekipit të tyre. Krahas flamurit zviseran valëvitej edhe ai shqiptar, kontributi I të cilëve në kombëtaren zvicerane është mjaft i madh.
(B.H/FaxWeb)