PDIU ka reaguar pas ndalimit nga ana e policisë në komisariatin e Këlcyrës të aktivistes pro çështjes kombërtare Elida Jorgoni e cila kërkonte të protestonte në Bularat për të drejtat e mohuara të shqiptarëve të Çamërisë, në një kohë kur po zhvillohej ceromonia për nderimin e ushtarëve të rnë grekë në luftën e dytë botërore .
PDIU thotë se ndalimi i patriotëve shqiptarë është i turpshëm në një kohë ku esktremistët grek të vorio-epirit fyejnë shqiptarët.
“PDIU dënon këtë veprim të Rilindasve të rinj, të cilët po lëvizin nga vendprehjet e tyre Rilindasit e vjetër’, deklaron PDIU.
Në lidhje me incidentin ku Konstatinos Kacifas qëlloi ndaj policisë shqiptare PDIU thotës e ai është ekstremist I Agimit të Artë.
Reagimi i PDIU:
Ndalohen patriotët shqiptarë të protestojnë dhe u hapet rrugë provokimit me armë të esktremistëve të Agimit të Artë
Policia nuk u jep leje patriotëve shqiptarë që të protestojnë për fyerjet që u bëhet të gjithë shqiptarëve me varrezat greke në Këlcyrë dhe bërjen e tyre vend pelegrinazhi për esktremistët grek të vorio-epirit. Patriotët shqiptarë si Elida Jorgoni kanë të gjithë të drejtën për të protestuar dhe ndalohen e arrestohen padrejtësisht nga Policia.
PDIU dënon këtë veprim të Rilindasve të rinj, të cilët po lëvizin nga vendprehjet e tyre Rilindasit e vjetër.
Si është e mundur që disa shqiptarë patriot, të ndalohen të protestojnë në territorin e tyre në Këlcyrë, ndërkohë që në Gjirokastër lejohet që një ekstremist i Agimit të Artë, Konstatinos Kacifas, të qëllojë Policinë e Shtetit.
Është e papranueshme që një ekstremist i Agimit të Artë që të jetë i pranishëm në territorin shqiptar në ceremoninë e varrezave për ushtarët grek dhe më pas ky ekstremist, qëllon Policinë Shqiptare.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet bën thirrje që ekstremisti i Agimit të Artë të arrestohet nga Policia.
(B.H/Faxweb)