Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar me ironi përkrah një videoje se është arrestuar vëllai Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit.
Sipas Berishas, ai është arrestuar “me urdhër të Gjeneral Kanasit (Vasal Kimikut), sepse hedh fishekzjarre dhe lëndë piroteknike të ndaluara nga Edvin Kristaq Urrejtësi dhe Vasal Kimiku”.
Ky reagim i Berishës vjen duke ironizuar një nga vendimet e para që mori ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj sapo mori detyrën, që ishte ndalimi me ligj i shitjes dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.
Postimi i plotë:
Arrestohet vellai i Gjushi!
Miq, me urdher te Gjeneral Kanasit (Vasal Kimikut )arrestohet vellai i famozit Gjush (fake news) sepse hedh fishekzjarre dhe lende piroteknike te ndaluara nga Edvin Kristaq Urrejtesi dhe Vasal Kimiku. Ne narkoshtet narkoqeveritaret jane ligji vet!!! sb
(F.GJ/FAXWEB.AL)