Policia shqiptare ka ndaluar ekstremistin e njohur grek Babis Karathanos dhe Anestis Kacis pasi akuzohen si organizatorë të bllokimit të trafikut për më shumë se 10 minuta në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Burime për Fax News bëjnë të ditur se Babis Karathanos ka hyrë ilegalisht në vendin tonë ditën e djeshme.
Pas kësaj në Policinë e Gjirokastrës ka mbërritur edhe kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Gjithçka ndodhi pas ceremonisë së varrimit, ku shumë shtetas grek, mes tyre shumë ekstremistë, lanë fshatin Bularat për tu kthyer në Greqi.
Ndërkohë burime nga policia, bëjnë me dije se nuk janë lejuar të futen 46 persona mes të cilëve ishin 44 huliganë, ndërsa janë proceduar për tubim të paligjshëm 2 persona.
Të ndaluarit mbanin me vete bluza, pankarta dhe flamuj të ndryshëm, si të Vorio-Epirit, simbole naziste e shprehje me urrejtje.
(B.B/ Faxweb.al)