Duket se dekretin e Trump për ndalimin e refugjatëve nuk e mbështesin dhe një pjesë e mirë e zyrtarëve amerikanë. Sipas raportimeve nga CNN, Travis Kalanick, drejtori ekzekutiv i kompanisë Uber, ka dhënë sot dorëheqjen nga bordi i këshilltarëve për ekonominë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Sipas CNN, dorëheqja e Kalanick ka ardhur si pasojë e një kritikave të mëdha nga ana e stafi të kompanisë së tij, por edhe publikut, pas miratimit të dekretit presidencial për ndalimin emigrantëve. Nga ana tjetër, kompania Uber, e cila drejtohet nga Kalancik, ka ngritur një fond prej 3 milion dollarësh për të gjithë ata që do të kenë nevojë për ndihmë ligjore nga zbatimi i dekretit.
Pjesë e bordit të këshilltarëve është edhe Elton Musk, shefi ekzekutiv i kompanisë Telsa, i cili gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me dekretin për ndalimin e emigracionit të presidentit Trump. ,
“Bordi i këshilltarëve thjesht jep këshilla dhe pjesëmarrje në të nuk do të thotë që të jesh me vendimet që merren nga administrata. Unë dhe të tjerët do të shprehim kundërshtimet tona për dekretin e ndalimit të emigracionit dhe do të sugjerojmë një ndryshime të kësaj politike”, është shprehur Musk. (E.K/SHUPLAKA)