10:24 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ndalohen dy persona, dyshohet se mashtruan dhjetë ish-pjesëmarrëse në luftërat në Siri dhe Irak

07:13 | 11/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndalohen dy persona, dyshohet se mashtruan dhjetë ish-pjesëmarrëse në luftërat në Siri dhe Irak

Policia e Kosovës njoftoi se dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe një është liruar në procedurë të rregullt, teksa ata dyshohen se mashtruan dhjetë gra.

Sipas njoftimit, R.D, V.G, dhe A.H, kishin mashtruar dhjetë gra, të gjitha ish-pjesëmarrëse në luftërat në Siri dhe Irak, duke iu premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë e Kosovës.

“Viktimat janë bindur që të aplikojnë për marrjen e donacioneve në një institucion mikrofinanciar me seli në Prishtinë duke ju prezantuar se ato do të marrin donacion, por që në realitet kanë nënshkruar kontrata për kredi në vlerë prej 4.500.00 deri në 5.000 euro”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Autoritetet thanë se R.D, kishte identifikuar viktimat dhe i kishte dërguar ato në institucionin mikrofinanciar për aplikim. V.G, që ishte zyrtar në këtë institucion, kishte përpiluar dosjet dhe kontratat, ndërkaq i dyshuari A.H kishte aprovuar kreditë në cilësinë e menaxherit të këtij institucioni.

“Pas daljes së mjeteve në llogaritë bankare të palëve ankuese, i dyshuari [R.D] ka shkuar së bashku me palët në banka duke tërhequr mjete më pas të gjithave iu ka dhënë nga 500 euro, ndërsa mjete tjera i ka marrë në emër të pagesave për zyrtarët të cilët i kanë kryer shërbimet”, tha Policia.

Sipas autoritetet, palët ankuese e kanë kuptuar mashtrimin vetëm kur institucioni mikrofinanciar u ka kërkuar që të nisin pagesën e kredisë.

Dëmi që u është shkaktuar palëve, sipas autoriteteve të sigurisë, llogaritet të jetë 45.000 euro.

Pas

Parashikimi i motit për sot, 11 qershor 2025

Para

Trump i thotë “jo” Netanyahut për veprime ushtarake kundër Iranit në këto momente

Para
Trump i thotë “jo” Netanyahut për veprime ushtarake kundër Iranit në këto momente

Trump i thotë “jo” Netanyahut për veprime ushtarake kundër Iranit në këto momente

 



Të Fundit

Sulmi rus në Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave, 21 të vdekur dhe 120 të plagosur

Sulmet iraniane gjatë natës mbi Izrael, asnjë viktimë (Detajet)

“I dha karamele dhe e preku në vende intime ”/ Arrestohet 59-vjeçari në Maliq, ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët, njëri pre tyre i mitur

Spërkatje kundër gjarpërinjve në Liqenin e Tiranës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes

Qetësia kthehet në Los Angeles, kryetarja e Bashkisë heq shtetrrethimin

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Çfarë zbuluan dosjet sekrete të CIA-s

Vranë me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci, prokuroria kërkon 25 vite burg për Florian Mukën dhe 12 vite për të miturin

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë Amerikën dhe ta detyrojë të hyjë në luftë

Sapo kishte dalë nga burgu për vrasje, kush është 27-vjeçari i arrestuar sot në Pogradec? Makina e tij e ‘mbushur’ me armë, para dhe drogë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.