Policia ka ndaluar një 16-vjeçar në Vorë për zjarrvënie të qëllimshme. 16 vjeçari dyshohet se dogji me dashje 5 hektarë bimësi në Kuç, Vorë.
Ai më parë ka qenë i ndaluar edhe për prerje të paligjshme të pyjeve. 16 vjeçari me iniciale R.L. nga Gjokaj e Vorës është ndaluar pasi më datë 09.08.2017, rreth orës 19 : 00, në kodrat e fshatit Kuç, ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në sajë të një cigareje të hedhur në tokë, ku për pasojë janë djegur mbi 5 hektar bimësi (shkurre dhe ullinj).
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me PMNSZH dhe Emergjencat Civile vazhdojnë punën për fikjen e zjarrit i cili vazhdon prej 2 ditësh.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartëpërmemdur për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor, parashikur nga neni 206 / b i Kodit Penal.
(B.H/Shuplaka)