Në qytetin e Durrësit është gotitur ditën e sotme një rast tjetër i shpërndarjes së drogërave të forta me doza të vogla. Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë me 11 doza kokainë në automjetin e tij të cilat i shpërndante kryesisht në lagjen nr.1 të Durrësit.
Kujtojmë se ditën e djeshme u bë gjithashtu ndalimi i dy personave, babë e bir, të cilët kryenin të njëjtin aktivitet kriminal si 24-vjeçari.
Postimi i plotë : Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohet në flagrancë një 24-vjeçar.
Sekuestrohen 11 doza me lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike, 2 automjete, 2 telefona celular dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Në vijim të operacioneve të shumta për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i një hetimi disajavor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- P., 24 vjeç, banues në Durrës.
Pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën 11 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat i shiste kryesisht në lagjen nr. 1, Durrës.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 peshore elektronike, 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.