Gazetarja e FaxNews Ervina Shehaj, ka raportuar nga pika kufitare e Greqisë, situatën e krijuar nga ndalimi i hyrje-daljeve të qytetarëve shqiptar. Në njoftim thuhej që do ishte nga ora 10:00-18:00 për të instaluar sistemin SIS. Shehaj thotë se deri në një njoftim të dytë gjendja ka për të mbetur e tillë.
Ditën e sotme policia njoftoi se do të kishtë vonesa në kalimin e pikave kufitare me Greqinë për shkak të instalimit të sistemit SIS.
Pikat kufitare thuhej se do të kishin probleme deri në mbasdite.
Edhe pse në njoftim është thënë se do të kalojnë shtetasit grek dhe ata që kanë leje qendrimi në shtetin grek, sot nuk lejohet të kalojë askush.