Policia kufitare ka zbuluar një kamion të tonazhit të rëndë të ngarkuar me drogë në Portin e Durrësit.
Mësohet se lënda narkotike ishte ngarkuar me arka plastike, dhe do të imbarkohej në Ankona.
Policia ka ndaluar shoferin e mjetit me iniciale SH.J, banues në Tiranë dhe ndërkohë po kryen kontrollet e plota në automjetin e tonazhit të rëndë.
Besohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe droge, kjo për shkak të madhësisë së kamionit. (D.D/Shuplaka)