02:35 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndalohet në Durrës, 49-vjeçari me mjetin e vjedhur në Itali

16:43 | 27/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndalohet në Durrës, 49-vjeçari me mjetin e vjedhur në Itali

Departamenti i Policisë Kufitare/Plan operacional në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për të verifikuar dhe për të dedektuar automjetet e vjedhura që hyjnë/dalin nga vendi ynë.

Në hyrje të vendit, goditen 2 raste të tentativës për të trafikuar në vendin tonë, automjete të vjedhura.

PKK Morinë/Transportonte me karrotrec, 2 automjete që rezultuan të vjedhura përkatësisht në Çeki dhe në Gjermani, procedohet penalisht 40-vjeçari nga Kosova.

Port, Durrës/Erdhi nga Italia, me një automjet që rezultoi i vjedhur atje, procedohet penalisht 49-vjeçari.

Bllokohen për verifikime të mëtejshme, 3 automjetet.

Ndërkohë, gjatë këtij muaji, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar në disa pkk të vendit, 5 automjete të tjera, për tentativa për trafikim.

Në kuadër të punës intensive, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pkk-të e vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, si dhe për t’iu ofruar shërbim korrekt dhe të shpejtë, qytetarëve, në hyrje/dalje, është iniciuar një plan operacional policor, me fokus parandalimin e trafikimit në vendin tonë/nga vendi ynë, të automjeteve të vjedhura.

Si rezultat i zbatimit të këtij plani operacional, në bashkëpunim me drejtoritë vendore të Policisë, në PKK Morinë dhe në PKK Port, Durrës, në hyrje të vendit, u konstatuan dhe u goditën 2 raste të kësaj paligjshmërie.

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 40 vjeç, banues në Gjilan, pasi në hyrje të vendit, në PKK Morinë, drejtonte një karrotrec me të cilin transportonte 2 automjete tip “Mercedes Benz” dhe tip “BMW X5”, të cilat nga verifikimet rezultuan se ishin të shpallura në kërkim përkatësisht nga Interpol Praga dhe Interpol Wiesbaden.

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në hyrje të vendit, në PKK Port, Durrës, drejtonte një automjet tip “Audi A4”, i cili nga verifikimet rezultoi se ishte vjedhur në Itali, më datë 18.11.2018.

Të treja automjetet u bllokuan nga specialistët përkatës, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit dhe Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Pas

Pranga për ish-trajnerin 55-vjeçar, mashtroi një person se në këmbim të parave do ta merrte në ekip (EMRI)

Para

Situata e Osimhen tek Napoli, Real Madrid dhe klubet arabe gati për “sulm” në janar

Para
Situata e Osimhen tek Napoli, Real Madrid dhe klubet arabe gati për “sulm” në janar

Situata e Osimhen tek Napoli, Real Madrid dhe klubet arabe gati për "sulm" në janar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.