Një i ri ka rënë në prangat e policisë, kjo për shkak se ka tentuar t’i japë ryshfet punonjësit të policisë, në mënyrë që t’i shpëtuar gjobës.
29-vjeçari nga Kavaja Besmir Kanani, është kapur në flagrancë duke bërë gara shpejtësie me makinën e tij tip “Volsvagen”.
“Kavajë Goditet një tjetër rast i mitëdhënies i ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljet e konstatuara, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit. Më datë 23.01.2017, në unazën e Kavajës, shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: – Besmir Kanani, 29 vjeç, banues Kavajë. Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi është konstatuar duke bërë gara me shpejtësi me automjetin tip Volksëagen. Pasi këtij shtetasi i është komunikuar shkelja e konstatuar, ka tentuar ti japë 3500 lekë të reja punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur masës administrative. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.”, shkruhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)