19:58 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndaloi ‘Audin’ e famshëm të Tahirit, ish-oficeri i policisë fiton azil në Holandë (kalvari i vuajtjeve)

15:43 | 11/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndaloi ‘Audin’ e famshëm të Tahirit, ish-oficeri i policisë fiton azil në Holandë (kalvari i vuajtjeve)

Antonio Nazeraj, ish oficeri i policisë së qarkullimit në Fier, që ndaloi ‘Audin’ e famshëm të Saimir Tahirit, ka përfituar azil politik në Holandë. “Jam i lumtur që Holanda më dha mbrotje, mua dhe familjes time”, tha Nazeraj për Lapsi.al

Por përpara se të mbërrinte në Holandë, ish oficeri i policisë ka hequr një kalvar të gjatë peripecish në Shqipëri fill pasi ndaloi në rrugë makinën e ish-ministrit Saimir Tahiri, makinë që përdorej për trafik droge nga kushërinjtë e tij, vëllezërit Habilaj. Këta të fundit janë në burg si pjesë e grupit kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali.

Në vitin 2014 Antonio Nazeraj gjatë një kontrolli rutinë në rrugë, ka ndaluar ‘Audin’ me targë 003 dhe ka shoqëruar në komisariat vëllezërit Moisi dhe Artan Habilaj, të cilët udhëtonin me makinën e ish-ministrit në rrugën Fier-Levan nën shoqërinë e dy vajzave. Vetë Nazeraj ka treguar më pas gjatë një interviste se shoqërimi i tyre në komisariat nuk ka zgjatur as 10 minuta për shkak të ndërhyrjeve “nga lart”.

Kuptohet që ndërhyrje të tilla vinin vetëm prej Saimir Tahirit, asokohe Ministër i Brendshëm. Pas kësaj ngjarje SHKB-ja nisi ta survejonte oficerin Nazeraj dhe të inskenonte një rast korrupsioni për dënimin e tij. Për t’u dukur i ‘besueshëm’ ky inskenim, bashkë me të përfunduan në Prokurori edhe dy kolegë të tij; Bledar Naçi dhe Benard Feza. Të tre këta oficerë akuzoheshin se i kishin marrë 8 mijë lekë të reja një shtetasi. Por në fakt motivi i kallëzimit ishte thjesht sepse Anonio Nazeraj kishte guxuar të ndalonte dhe shoqëronte në burg kushërinjtë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pas këtij rasti Antonio Nazeraj dha dorëheqje nga Policia e Shtetit dhe u largua në Holandë për të kërkuar azil. Në gusht të vitit 2018 gjatë një interviste për median holandeze “Eenvandaag”, Nazeraj shprehej i frikësuar se nëse nuk merrte azilin, kthimi në Shqipëri do t’i kushtonte jetën.  “Kur të kthehem në Shqipëri, jam 100 për qind i vdekur”, deklaronte Nazeraj.

Por më pas autoritetet holandeze vendosën në favor të tij duke i dhënë të drejtën për të jetuar dhe punuar në vendin e tyre. Sa i përket vëllezërve Habilaj, aktualisht ata vuajnë dënimin me burg në Itali, ndërsa në Shqipëri vijon procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

 

Etiketa: antonio nazerajnazeraj azil politik
Pas

Ngjashmëri e frikshme! Gjendet sozia e Sidrit Bejlerit dhe qenka edhe ai këngëtar

Para

”Klodi është jo vetëm biri juaj, por edhe yni”, ministrja Xhaçka vizitë në familjen e majorit Tanushi

Para
Vdekja e major Klodian Tanushit, Basha dhe Lleshaj shprehin ngushëllimet

''Klodi është jo vetëm biri juaj, por edhe yni", ministrja Xhaçka vizitë në familjen e majorit Tanushi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

Akuzohet për tentativë grushti shteti, prokuroria braziliane kërkon dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro

Rrëzohet aeroplani në Florida, momenti kur banorët shpëtojnë 4 pasagjerët

Putin synon të vazhdojë luftën derisa Perëndimi të pranojë kushtet e tij për paqe

Dështon takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel, Sllovakia bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan, nuk raportohen të lënduar

Afati 50-ditor për Ukrainën, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

Tragjedi në Itali/ Automjeti përplaset me kamionin në tunel, tre të vdekur dhe dy të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.