Policia ka shpallur në kërkim një djalë të ri nga Elbasani, pasi ky i fundit kishte ndalur në mes të rrugës një grua më të madhe në moshë, për t’i kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale.
36-vjeçarja me inicialet F.G, e mbetur pa fjalë dhe e trembur nga skena, i është drejtuar menjëherë Komisariatit të Policisë nëElbasan, për të bërë kallëzim.
Identiteti i djalit nuk bëhet i ditur, mirëpo policia ka nisur kërkimin për ta ndaluar.
“Më datë 04.08.2017>2017, shtetasja F.G, vjeç 36, me banim provizor në Elbasan, kallëzon se më datë 03.08.2017>2017, në lagjen “5 Maj”, në afërsi të banesës, një djalë rreth 19 vjeç, me fjale i ka kërkuar të kryejë marrëdhënie.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)