Një 22-vjeçar është masakruar me thikë në Itali, në komunën Alba Adriatica, nga një 27-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Farim Koldashi. Ai u vra me thikë në zemër nga i riu shqiptar që e ndaloi në rrugë, zbriti nga makina, i doli para dhe e qëlloi me thikë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është arrestuar këtë mëngjes. Viktima është identifikuar si Manuel Spinelli 22 vjeç, një i ri rom.
Vrasja është duke u hetuar. Sipas disa dëshmitarëve, mënyra se si ndodhi vrasja, mundet të jetë një larje e hesapeve të vjetra. Ekzistojnë dyshimet edhe se gjithçka mund të ketë ndodhur për një femër, pasi dyshohet se e gruaja e viktimës ishte ish-e dashura e vrasësit.
(XH.A/SHUPLAKA)