Ditën e djeshme moderatorja e emisionit ‘Why not’ mori vëmendjen e mediave pasi në disa postime u shfaq e veshur nuse, kjo pasi ishte duke përgatitur një set fotosh që shumë shpejt do i ndaj me ndjekësit e saj.
Ndërsa ka ndarë disa momente nga photoshoting, Roza Lati zgjodhi që të argëtojë pak fansat e saj dhe ka postuar një foto që i ka shkrirë së qeshuri të gjithë.
Ajo ka postuar në ‘Instastory’ një video ku shfaqet e veshur me fustanin e nusërisë duke vrapuar, dhe përmbi foto ka shkruar: “Ndalo dasmën, kam harru karikusin”.
(M.Q/Faxweb)