06:03 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndante në mes Rripin e Gazës, ushtria izraelite tërhiqet nga korridori Netzarim

16:05 | 09/02/2025
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndante në mes Rripin e Gazës, ushtria izraelite tërhiqet nga korridori Netzarim

Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë disa militantë dhe kishte arrestuar disa të kërkuar në Nur Shams të Bregut Perëndimor, në kuadër të zgjerimit të një operacioni ushtarak në këtë territor.

Ndërkohë, zyrtarët izraelitë thanë se forcat e tyre janë tërhequr nga një korridor kyç i Gazës, pjesë e angazhimeve të Izraelit në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi me grupin militant të Hamasit. Ndërsa zhvillimi i së dielës sinjalizon se marrëveshja po ecën përpara, palët duket se kanë bërë pak përparim në negocimin e fazës së dytë të marrëveshjes, që synon të zgjasë armëpushimin dhe të çojë në lirimin e më shumë pengjeve.

Ushtria izraelite është tërhequr nga një zonë e Gazës, e njohur si korridori “Netzarim” që ndante këtë territor në mes, një veprim që pritej sipas marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

Kjo u konfirmua nga grupi militant i Hamasit që kontrollon Rripin e Gazës. Më vonë një burim izraelit i sigurisë që foli në kushte anonimiteti konfirmoi se ushtria izraelite po tërhiqej nga pozicionet e saj në Gazën qendrore.

“Forcat izraelite e kishin zvogëluar më herët praninë e tyre në atë zonë”, tha zyrtari izraelit.

Hamasi e festoi tërheqjen si një fitore dhe forcat e tyre u vendosën në zonë për të menaxhuar rrjedhën e kalimit të palestinezëve.

Që në muajt e parë të luftës, forcat izraelite u vendosën në korridorin 6.5 km të gjatë në jug të qytetit të Gazës që shtrihet nga kufiri izraelit deri në detin Mesdhe.

Mijëra palestinezë kanë kaluar nëpër korridor javët e fundit, duke u kthyer në shtëpitë e tyre në veri nga Gaza jugore, ku ishin strehuar gjatë luftës.

Ish-ushtarët amerikanë të punësuar si kontraktorë privatë janë vendosur për të inspektuar automjetet që kalojnë nëpër korridor në javët e fundit pas marrëveshjes së armëpushimit që u zbatua më 19 janar pas më shumë se 15 muaj lufte.

Izraeli u zotua të shkatërrojë Hamasin pas sulmin të 7 tetorit 2023, në të cilin u vranë 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë dhe mbi 250 u morën peng.

Më shumë se 46000 njerëz janë vrarë nga sulmet e Izraelit, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze që drejtohen nga grupi militant Hamas dhe që nuk bëjnë dallime mes luftëtarëve dhe civilëve.

Etiketa: Gaza
Pas

Donald Trump i heq Blinkenit të drejtën për akses në informacione sekrete: Është djalë i keq

Para

Publikonin në rrjete sociale foto dhe video intime të të miturave, gjykata merr vendim për dy vajzat e akuzuara

Para
Aksidentoi të moshuarën me autobus, arrestohet shoferi 50-vjeccar

Publikonin në rrjete sociale foto dhe video intime të të miturave, gjykata merr vendim për dy vajzat e akuzuara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.