Ndarja nga jeta e aktorit të madh Bujar Lako mëngjesin e sotëm duket se ka prekur shumë figura të njohura.
Ka pasur shumë reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga miq, bashkëpuntorë, ata që e kanë njohur dhe të tjerë të cilët e kanë parë nga ekranet me veprat e tij në kinematografinë shqiptare.
Ilir Meta ka reaguar para disa minutash duke shprehur ngushëllimet për humbjen.
”Lako, një nga yjet e ndritshëm të skenës. Një shkollë e aktrimit dhe njeriut qytetar.
Humbja e tij një trishtim i madh.” –shprehet Meta. (M.D/SHUPLAKA)
Discussion about this post