Për ndarjen nga jeta të kompozitorit të madh Aleksandër Lalo ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.
Edhe pse me pak vonesë duhet thënë, Rama shkruan se poeti i tastierës u largua duke lënë pas një pemë të mbushur me cicërima.
‘’Aleksandër Lalo, poeti i tastierës u nda nga jeta duke lënë pas një pemë të bukur mbushur plot me cicërima. U prehtë në paqe”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Në nder të Lalos janë zhvilluar sot homazhe në ambjentet e hollit të RTSH-së, për të nderuar veprën aq të vyer që ai la pas.
(E.K/Faxweb)