Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar lidhur me vdekjen e akademikut të njohur Farudin Hoxha. Kryemadhi shpreh keqardhje për humbjen e profesorit të cilin e konsideron të palodhur, fjalëpak e punë shumë.
“Mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Profesor Farudin Hoxhes, të njeriut e punëtorit tē palodhur, të Akademikut fjalëpak e punëshumë, kontributet e të cilit janë të prekshme në të gjithë vendin!
Edhe pse nuk e kam njohur personalisht, njoh e nderoj dimensionet e emrit e të kontributit të tij të vyer, ndaj bashkë me nderimin për gjitha sa Profesor Farudin Hoxha i ka dhënë e i la Shqipërisë, shpreh keqardhje e dhembje për largimin nga jeta të një njeriu e qytetari, që jo gjithmonë mori gjatë këtyre 27 viteve të fundit mirënjohjen e nderimin që meritonte! U prehtë në paqe!”, është mesazhi i Kryemadhit. (D.D/Shuplaka)