Florenc Beqiraj ka mbyllur sot sytë përgjithmonë, pasi mjekët e një spitali në Francë, ku i riu qëndronte prej ditësh në koma, vendosën t’ja hiqnin aparaturat.
Gazetari Bledian Koka, përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar në lidhje me ngjarjen, duke e quajtur një akt të kobshëm.
“Sot ne France ka ndodhur nje akt i kobshem. Mjeket e nje spitali ne France vendosen te kryejne nje eutanazi te paautorizuar per te riun 23 vjeçar shqiptar Florenc Beqiraj”, shkruan Koka.
Ai përmend edhe thirrjet e njerëzve që i luteshin kryeministrit që të bënte diçka, ndërkohë që në fund të ditës rezultati është që mjekët francezë vendosën ti japin fund jetës së Florencit.
Duke u shprehur ngushëllime familjarëve, Koka shkruan se Florenci u tradhëtua nga atdheu si i gjallë, ashtu dhe i vdekur.
POSTIMI:
Per shpirtin e Florencit…
Sot ne France ka ndodhur nje akt i kobshem. Mjeket e nje spitali ne France vendosen te kryejne nje eutanazi te paautorizuar per te riun 23 vjeçar shqiptar Florenc Beqiraj. Sipas raportimeve te medias i riu ishte kapur pa dokumenta nga autoritetet franceze dhe eshte burgosur, dhe ne burg ai eshte nenshtruar nje procesi dhunimi autore te te cilit besohet se jane gardianet e burgut(por kjo mbetet per tu verifikuar). Kam pare sot njerez qe i luteshin ne Facebook Edi Rames qe te bente dicka per jeten e ketij djali, dhe rezultati eshte se ne fund te dites se sotme e sigurte eshte qe mjeket franceze vendosen ti japin fund jetes se nje 23 vjeçari. Nga ana tjeter nuk kemi asnje reagim zyrtar te ministrive te linjes, asaj te Jashtme dhe asaj te Brendshme. Derisa te kujtohen shteti qe nuk pyet per popullin as ketu e as atje, keto dite trupi i pajete i Florencit kthehet ne atdheun qe e tradhetoi si te gjalle, ashtu edhe te vdekur…
p.s…Ngushellimet me te sinqerta familjes, dhe Zoti paste meshire per shpirtin e tij
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post