23:54 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-kryetarit të PD Mirditë, Basha bën postimin prekës

09:23 | 25/05/2020
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të hapet thesari, çelsat qeveria i ka”, Basha bën propozime për situatën: Të mos dërgohen fatura energjie dhe uji

Kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha ka ndarë një mesazh me ndjeksit e tij pas ndarjes nga jeta të ish kreut të PD Mirditë, Preng Toma. Basha shkruan se Toma ishte një qytetar i angazhuar që ja kushtoi jetën zhvillimit të krahinës së Mirditës.

“Preng Toma la gjurmë të thella në historikun e ri të pushtetit vendor në Shqipëri dhe me emrin e tij lidhen disa prej investimeve të rëndësishme që janë kryer këto vite në komunën Kthellë dhe bashkinë e Rrëshenit. Me largimin e tij të parakohshëm nga jeta, familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë dhe qytetarët e Mirditës e dega e Partisë Demokratike të Mirditës njërin nga drejtuesit e saj më të spikatur”.

Ja mesazhi i plotë: Mësova me hidhërim të thellë largimin para kohe nga jeta të Preng Tomës, njërit prej drejtuesve historikë të Partisë Demokratike në Mirditë. I mirënjohur për kontributin e tij pedagogjik shumëvjeçar në fushën e edukimit fizik, e posaçërisht si trajner i ekipit të volejbollit të vajzave të Minatorit, ekipit që ishte shndërruar në krenari të zonës për shkak të rezultateve të suksesshme në nivel kombëtar, Preng Toma ishte një qytetar i angazhuar që ja kushtoi jetën zhvillimit të krahinës së Mirditës.

Drejtues i shkëlqyer vendor, në komunën e Kthellës (1996-2003) e më pas në Bashkinë e Rrëshenit (2003-2007), Preng Toma ishte që prej vitit 1996 një nga njerëzit më të votuar nga komuniteti në të gjithë Qarkun e Lezhës. Partia Demokratike ishte e nderuar që pati në radhët e veta si drejtues Preng Tomën, si në ditët e pushtetit, por edhe në ditët kur përçonte në të gjithë Shqipërinë modelin e opozitës morale, standardin e fortë të politikës qytetare, dhe qëndrestare që lufton për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari.

Preng Toma la gjurmë të thella në historikun e ri të pushtetit vendor në Shqipëri dhe me emrin e tij lidhen disa prej investimeve të rëndësishme që janë kryer këto vite në komunën Kthellë dhe bashkinë e Rrëshenit. Me largimin e tij të parakohshëm nga jeta, familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë dhe qytetarët e Mirditës e dega e Partisë Demokratike të Mirditës njërin nga drejtuesit e saj më të spikatur. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve. U prehtë në paqe!

Pas

Policia i prish planet babait dhe djalit në Shijak, ishin gati për mbjelljen e…

Para

‘E kisha humbur sensin e kohës’, qendroi jashtë orarit të lejuar në restorant, presidenti i Austrisë kërkon falje

Para
‘E kisha humbur sensin e kohës’, qendroi jashtë orarit të lejuar në restorant, presidenti i Austrisë kërkon falje

'E kisha humbur sensin e kohës', qendroi jashtë orarit të lejuar në restorant, presidenti i Austrisë kërkon falje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës, ja arsyeja pse Taulant Balla u përplas me përfaqësuesin i PD-së, Marash Logu

Tiranë/Pezullohet numërimi në “Parkun Olimpik”, përplasje mes Taulant Ballës dhe Marash Lokut

Fier/Përfundon dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ-të 58, 59 dhe 60. Numërimi pritet të nis në mesnatë

Kukës/ Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës, në Tropojë dhe Has nuk ka nisur ende procesi

Nis numërimi i votave në Tepelenë, numërohen kutitë e fshatrave Progonat, Nivicë dhe Sinanaj

Dalin rezultatet e tre kutive të para të numëruara në Bashkinë e Pustecit

Rezultatet paraprake në Vorë/PD përpara me diferencë të ngushtë ndaj PS-së

Zgjedhjet parlamentare/Korça nis procesin e numërimit të votave

Kamëz/ Një kuti e pavlefshme, fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës

Numërohet kutia e parë në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.