Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë nesër një ceremoni homazhesh në ndër të kujtimit të ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.
Sipas njoftimit zyrtar në nderim të figures homazhet do të mbahen në sallën e seancave plenare ditën e nesërme nga ora 10:00-12:00.
Ndërkohë, pas homazheve, Hajdaraga do të përcillet për në banesën e fundit në orën 13:00, ku trupi i tij do të prehet në varrezat e Tufinës.
Ish-deputeti, dhe nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, në muajin Mars të këtij viti pësoi një ishemi në tru, dhe gjendja e tij u paraqit mjaft kritike. Pas kësaj ai u dërgua për kurim në Turqi, po mesa duket përpjekjet e mjekëve nuk ia kanë dalë për ta mbajtur në jetë.
Hajdaraga, ka qenë në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes në vitet 1998-2000 gjatë qeverisjes socialiste. Ai njihet si themelues i PS në ’91 dhe ka qenë profesor i sociologjisë.