Paraditen e sotme në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Gjirokastër, pas liturgjise hyjnore janë kryer edhe lutjet për fortlumturinë e tij, kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Mesha u drejtua nga mitropoliti Dhimitër i Gjirokastrës, ku lutjeve i janë bashkuar edhe besimtarët. Katedralja Ngjallja e Krishtit në Gjirokastër është përuruar në vitin 2016 dhe mesha e parë fetare është mbajtur pikerisht nga kryepeshkopi i ndjerë Anastas.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda dje nga jeta në orët e para të mëngjesit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.