Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Ai tha se kryepeshkopi i ndjerë dha një kontribut të paçmuar për botën ortodokse dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në Shqipëri por në çdo cep të tokës ku jeton dhe merr frymë helenizmi.
“Sot diaspora në Shqipëri, atdheu dhe helenizmi në tërësi janë në zi për ndarjen nga jeta të Anastasit. Ai ishte njëkohësisht një udhëheqës shpirtëror dhe një shërbëtor aktiv i njerëzimit dhe i të drejtave të tij. Herë si ndihmës i fëmijëve të Afrikës dhe herë si mbështetës i studentëve grekë që i rezistuan diktaturës”, vazhdoi Kryeministri, duke e cilësuar Anastasin si një pionier të kishës në Shqipëri dhe pionier i interesave të komunitetit grek në Shqipëri.
“Ndërsa zëri i kryepeshkopit mund të jetë heshtur, ai do të transmetojë përgjithmonë mesazhe të jetës dhe të bashkëjetesës paqësore, shtoi ai.