21:45 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, sot mbahen homazhet për ikonën e kinematografisë shqiptare

08:25 | 04/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Begaj: Margarita Xhepa, ylli i skenës dhe ekranit shqiptar

Margarita Xhepa do të përcillet në banesën e fundit sot, pas homazheve që do të mbahen nga ora 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Ikona e kinematografisë shqiptare ndërroi jetë dje (3 prill) një ditë pasi festoi 91-vjetorin. Margarita Xhepa u shua në një spital privat në Tiranë, ku ishte shtruar për shkak të disa problemeve pulmonare. Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës. Ka interpretuar mbi 150 role në teatër, ku përmendim: Majlindën tek filmi ‘Majlinda’, Dafina tek ‘Lumi i vdekur’ , Filja tek ‘Cuca e maleve’ , Zonja Mëmë tek ‘Kush e solli Doruntinën’ , Nëna tek ‘Përballë vetes’etj.

Ka qenë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek ‘Hamleti’, vajza e dytë tek ‘Mbreti Lir’, dado tek ‘Romeo e Xhulieta’, Mbretëresha Margaret tek ‘Rikardi III’, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek ‘Dhelpra dhe rrushtë’ (Figereido), Lena tek ‘Xhaxha Vanja’ (Çehov), Ledi Milford tek ‘Luiza Miler’, Zonja Berling tek ‘Vizita e inspektorit’ (Pristli), Zonja Lomen tek ‘Vdekja e një komisioneri’, Ana Andrejevna tek ‘Revizori’, Marsela tek ‘Qeni i kopshtarit’ , Mashenka tek ‘Mashenka’, Shejla tek ‘Morali i zonjës Dulska’, apo Dado tek ‘Elektra e Sofokliut’, nën drejtimin e regjisorit grek ‘Dhimitri Mavriqis’, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë ku përmendim filmat: “Vitet e para” , “Gjurmët”, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë”, “Apasionata”, “Gjeneral gramafoni”, “Rrethi i kujtesës”, “Vitet e pritjes”, “Dora e ngrohtë”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Koncert në vitin 1936”, “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim”. Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare.

Etiketa: kinematografiMargarita Xhepa
Pas

Në kërkim pasi organizoi kultivimin e kanabisit në Nikël, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s

Para

Rama: 70 institucione të arsimit në Durrës kanë rilindur! Kushte sipas standardeve europiane

Para
Rama: 70 institucione të arsimit në Durrës kanë rilindur! Kushte sipas standardeve europiane

Rama: 70 institucione të arsimit në Durrës kanë rilindur! Kushte sipas standardeve europiane

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.