Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi.
Në një postim në rrjete sociale, Meta shkruan se Kabashi është një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.
Postimi i Metës:
Pikëllim të madh për largimin në amshim të “Nderit të Kombit”, Mirush Kabashi, një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.
Interpretimet emocionuese të këtij artisti të jashtëzakonshëm, personazhet që jetësoi në film e teatër, si dhe trashëgimia e vyer artistike që fituan zemrat dhe merituan duartrokitjet e ngrohta të artdashësve do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt!
Ngushëllimet më të ndjera për familjen!