01:24 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndarja nga jeta e të madhit Dritëro, personazhe të njohura në dëshpërim: Njerëz si ai nuk vdesin, përjetësohen

17:24 | 03/02/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndarja nga jeta e të madhit Dritëro, personazhe të njohura në dëshpërim: Njerëz si ai nuk vdesin, përjetësohen

Vetëm një orë më parë, shkrimtari dhe poeti i madh shqiptar Dritëro Agolli, ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje pulmonare.

Përveç familjes dhe të afërmve të tij, dhimbjen për vdekjen e shkrimtarit po e përjetojnë edhe lexuasit e tij, por edhe disa nga figurat më të njohura në vend, duke filluar nga politikanë, gazetarë, aktivistë, etj.

Mimi Kodheli

Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli është një prej tyre. Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, Kodheli shpreh hidhërimin për shuarjen e atij që e quan “mendje e ndritur e popullit”.

“Hidhërim për shuarjen e një prej mendjeve më të ndritura të kombit.
Ndryshe nga personazhi i tij kryesor shoku #Zylo, #DritëroAgolli dhe vepra që la pas do të shkëlqejnë përjetë.
U prehsh në paqe profesor!”, shkruan Kodheli.

Mesila Doda

Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, është një tjetër politikane, e cila gjithashtu ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar.

“Driteroi iku…la pas vepra e poezi me shume se te bukura. Per mua kjo eshte ndofta me e verteta mes tyre…”, shkruan Doda e cila më poshtë ka publikuar edhe një poezi të Agollit.

Mos ma kujto

E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s’me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s’u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe çaste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!

Julian Deda

Aktori i humorit Julian Deda, është i pari personazh i shoëbizit shqiptar  i cili ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Dritëro Agollit.

“U prehsh ne paqe Driteroi i madh.”, shkruan aktori, i cili bashkangjitur me shkrimin ka publikuar edhe një kartolinë.

juli

Besjan Pesha

Edhe aktivisti i Nismës “Thurje” Besjan Pesha, është një tjetër personazh i njohur, i cili me shpejtësi ka shprehur dhimbjen e tij.

“Njerez si Driteroi nuk vdesin, perjetesohen!”, shkruan aktivisti.

Sonila Meço

Për ndarjen nga jeta të një pene aq të vyeshme shqiptare, nuk kishte si të mos reagonin edhe gazetarët si Sonila Meço.

“Jetojmë në poezinë që Ai shkroi…Ne të vdekshmit në poezinë e Tij të përjetshme…”, shkruan gazetarja.

Bledian Koka

Menjëherë pasi ka marrë vesh lajmin për vdekjen e shkrimtarit, gazetari i njohur Bledian Koka i është futur kërkimit në arkivën e tij të kujtimeve, ku ka zbuluar një foto të vjetër pranë shkrimtarit të madh.

“Ani, Dritero…
Le te pijme per perjetesine tende tashme…
p.s…ishte nje nder per ne qe te patem tonin”, shkruan Koka. (D.D/Shuplaka)

koka1

Etiketa: Dritero AgolliJulian Deda
Pas

Tenderi për uniformat, Tahiri vesh “firmato” policinë, 857 euro një kostum

Para

Vargjet e fundit të Dritëro Agollit, ”redaktimi” që kurrë nuk deshi t’i bënte jetës

Para
Ndarja nga jeta e të madhit Dritëro, personazhe të njohura në dëshpërim: Njerëz si ai nuk vdesin, përjetësohen

Vargjet e fundit të Dritëro Agollit, ''redaktimi'' që kurrë nuk deshi t'i bënte jetës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.