Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të akademikut Ylli Popa, të cilin ai e konsideron si një kollos të mjekësisë shqiptare.
“Autor i studimeve te shumta, artikujve shkencor, teksteve universitare, klinicist i klasit te pare, drejtues klinike dhe katedre, Prof. Ylli Popa ishte nje kollos i vertet i mjekesise shqiptare. Si intelektual, ai u angazhua me qendrimet dhe shkrimet e tij ne hapjen e vendit dhe kunder izolimit por edhe ne levizjen demokratike.”, shkruan ish-kryeministri.
Berisha shpreh ngushëllimet e tij për familjarët ndërsa uron që shpirti i prodesorit të nderuar të gjejë paqe.
Ylli Popa është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçarare, pas një sëmundjeje të rëndë. Ceremonia e varrimit bëhet sot në orën 17;00.
Mjek në profesion Popa ka qenë një nga kryetarët më jetëgjatë të Akademisë së Shkencave duke e drejtuar për dy mandate rradhazi, 10 vite.
Popa është lindur në qytetin e Elbasanit dhe pas studimeve të larta për mjekësi, ai e ka ushtruar profesionin në disa qytete të ndryshme.
Momenti më kulmor në jetën profesionale të Popës është padyshim periudha kur ai ka qenë pjesë e grupit që qëndronte dhe monitoronte shëndetin e diktatorit Enver Hoxha.
REAGIMI I BERISHËS
Prof. Dr. Ylli Popa mbylli syte pergjithmone!
Te dashur miq, sot u nda nga jeta njeri nga themeluesit me kryesor dhe drejtuesi per dekada i Kardiologjise si dhe president i Akademise se Shkencave te Shqiperise pas reformimit te saj, akademiku Prof. Dr. Ylli Popa.
Autor i studimeve te shumta, artikujve shkencor, teksteve universitare, klinicist i klasit te pare, drejtues klinike dhe katedre, Prof. Ylli Popa ishte nje kollos i vertet i mjekesise shqiptare. Si intelektual, ai u angazhua me qendrimet dhe shkrimet e tij ne hapjen e vendit dhe kunder izolimit por edhe ne levizjen demokratike.
Ai ishte nje nder themeluesit e Komitetit te Helsinkit te krijuar nga nje grup intelektualesh te shquar qe ne javet e para te revolucionit demokratik te vitit 1990.
Duke shprehur nderimin tim te madh per profesor. dr. Ylli Popen dhe ngushellimet e mia me te sinqerta per familjaret e tij, une i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar! sb (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post