Për ndarjen nga jeta në moshën 87-vjeçare të akademikut Ylli Popa ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Rama është shprehur se”Ylli Popa la pas një kujtim të mirë tek të gjithë ata që e njohën dhe një shembull të çmueshem tek të gjithë ata që jetuan momentet e kalimit nga diktatura në liri”.
“Lamtumirë Profesor. Ylli Popa la pas një kujtim të mirë tek të gjithë ata që e njohën dhe një shembull të çmueshem tek të gjithë ata që jetuan momentet e kalimit nga diktatura në liri. Ngushëllime familjes.”, shprehet Rama.
Theksojmë që Popa ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë , ndërsa ceremonia e tij e varrimit bëhet sot në orën 17:00.
Popa është lindur në qytetin e Elbasanit dhe pas studimeve të larta për mjekësi, ai e ka ushtruar profesionin në disa qytete të ndryshme.
Momenti më kulmor në jetën profesionale të Popës është padyshim periudha kur ai ka qenë pjesë e grupit që qëndronte dhe monitoronte shëndetin e diktatorit Enver Hoxha. (J.V/Shuplaka)