Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç pritej për Shakirën kohët e fundit. Pas ndarjes nga Gerard Piqué, këngëtarja e njohur përballet me një moment të vështirë për shkak të sëmundjes së rëndë të babait të saj dhe tashmë kësaj serie shqetësimesh i shtohet një kapitull tjetër.
Këngëtarja kolumbiane përballet me akuzën e mashtrimit të mundshëm tatimor në Spanjë, për të cilën ajo i kërkoi ekipit të saj të avokatëve një marrëveshje me Prokurorinë e Shtetit të Barcelonës.
Shakira jetoi në Spanjë për gati tre vjet. Magjistratët e Gjykatës së Barcelonës arritën në përfundimin se Shakira nga viti 2012 deri në vitin 2014 ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së saj në Spanjë, për të cilën duhet të kishte paguar taksat, sipas pagesave me kartë krediti dhe vizitave në dyqane të ndryshme, sipas fotove që ajo vetë publikoi në rrjetet e saj sociale.
Përveç kësaj, në vitin 2012 Shakira bleu një shtëpi, mori me qira një studio regjistrimi dhe lindi fëmijën e saj të parë, Milanin, në një klinikë në Barcelonë.
Mashtrimi për të cilin ajo akuzohet është deri në 14.5 milionë euro (15.12 milionë dollarë), kështu që para gushtit Prokuroria mund të paraqesë aktakuzën.
Qëllimi i Shakirës është të shmangë gjykimin dhe ekspozimin ndaj një skandali të ri në një kohë të përshtatshme.
Me sa duket, artistja ka ngarkuar tashmë ekipin e saj të avokatëve që të kërkojë një marrëveshje me avokatin, i cili mbron interesat e Thesarit, dhe me Prokurorinë e Barcelonës, që të përpiqet të shmangë burgun, edhe nëse duhet të shpenzojë miliona dollarë.