Një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drògë, është zhvilluar në Itali ku janë shoqëruar dhjetëra persona të cilët kishin lidhje me Ndraghetën.
Superoperacioni u zhvillua në zonën e Firences, dhe deri tani janë vënë në pranga 18 persona. Mes të arrestuarve dhe shqiptarë.
Policia njofton se karteli trafikonte drògë nga Brazili, dhe më pas nga Brazili kalonte tranzit në Shqipëri dhe importohej në Itali.
Firmat që trafikonin drògë merreshin kryesisht me import eksport mermeri. Nga Brazili trafikohej sasi të mëdha kokaine. Nga Shqipëria trafikohej gjithashtu dhe sasi e madhe marijuane dhe hashashi. Dròga mbërrinte në Itali përmes portit të Barit. (M.Q/Faxweb.al)