01:57 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndër qarqet më të prekur nga koronavirusi, PD përsërit thirrjen nga Shkodra: Shtoni numrin e testimeve

19:30 | 06/04/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja e protestuesve me policinë, reagon PD: Policia e shtetit si polici private, Rama u detyruar të devijonte takimin

Katër përfaqësues të Partisë Demokratike të Degës Shkodër njëkohësisht dhe ish-deputetë të këtij qarku kanë dalë me një deklarattë të përbashkët drejtuar qeverisë në lidhje me masat që po merr kjo e fundit për frenimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Kujtojmë se qarku i Shkodrës është një ndër qarqet më të prekur në vend pas Tiranë dhe Durrësit. Ata kërkojnë nga qeveria që të rrisë numrin e testimeve dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin këshillat e mjekëve.

“Përsërisim thirrjen ndaj Qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të angazhohet pa diskriminim në mbështetje të familjeve dhe bizneseve në nevojë. Retorika e sulmeve, ndasive dhe diskriminimi duhet të marrë fund menjëherë”,- thuhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët.

DEKLARATË E PËRBASHKËT E PËRFAQËSUESVE TË PARTISË DEMOKRATIKE, DEGA SHKODËR,  ROMEO GURAKUQI, IZMIRA ULQINAKU, LORENC LUKA DHE BARDH SPAHIA

“Të dashur bashkëqytetarë,

 Për fat të keq Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Fieri, janë katër qarqet me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi. Gjatë këtyre 3 javëve kemi përsëritur apelin e vazhdueshëm ndaj Qeverisë që të mos përjashtojë nga harta e testimeve Qarkun Shkodër, me qëllim që të identifikohen në kohë personat e prekur, të izolohen dhe diagnostifikohen në kohë.

Ky apel për fat të keq u dëgjua shumë vonë dhe numri i personave të prekur është rritur gjatë ditëve të fundit.

 Të shqetësuar thellësisht për këtë, duam fillimisht të shprehim ngushëllimet për familjen e të ndjerës që humbi jetën nga COVID-19 pa mundur të kurohej dhe të urojmë shërimin sa më parë të të gjithë bashkëqytetarëve që po marrin trajtim mjekësor për shkak të këtij virusi.

 Duke u nisur nga situata, i bëjmë fuqimisht edhe një herë apel Qeverisë të rrisë urgjentisht numrin e testimeve, të bëjë transparencë maksimale dhe të informojë e bashkëpunojë me autoritetet vendore për evidentimin, testimin, gjurmimin epidemiologjik dhe izoilomin e trajtimin e të gjitha rasteve të infeksionit.

Të dashur bashkëqytetarë të Qarkut Shkodër,

Përsërisim thirrjen që të respektojmë bashkërisht, të gjitha kufizimet dhe rregullat e lëvizjes të shpallura nga institucionet shëndetësore në vend. Është e domosdoshme që të ndjekim këshillën e tyre për distancimin fizik dhe daljen nga shtëpia vetëm për arsye madhore.

 Të dashur bashkëqytetarë,

 Jemi thellësisht të shqetësuar nga qindra mesazhet që na vijnë cdo ditë, për vështirësitë tuaja ekonomike, për njoftimet që keni marrë për largimet nga puna në biznese private.

Jemi të trishtuar nga gjendja e të papunëve dhe famijeve në nevojë, që po ndihmohen vetëm nga biznesi privat, shoqëria civile dhe Bashkia Shkodër, për aq sa janë kapacitetet financiare dhe njerëzore.E dimë që më shumë se të tjerët, punonjësit në bizneset private, të vetëpunësuarit apo bizneset e vogla, të papunët dhe familjet në nevojë, në qarkun Shkodër, jeni duke e përjetuar disafish më rëndë krizën e shkaktuar. Jemi të ndërgjegjshëm se shumë prej jush, sot ndjejnë më shumë ankth nga pasiguria për bukën e fëmijëve dhe ekonominë e familjes tuaj.

Mirëpo, kjo pasiguri do të marrë fund dhe ditë më të mira do të vijnë për cdo qytetar të Shkodrës dhe Qarkut Shkodër. Në këtë moment ajo që ka rëndësi për secilin prej nesh, demokrat, socialist apo pa parti, është jeta dhe shëndeti i cdo qytetari.

Në këtë betejë jemi të gjithë bashkë dhe po bashkë do ta kalojmë.

Për këtë arsye, ripërsërisim apelin tonë që të bëjmë gjithcka kemi në dorë për të mbrojtur vetën, familjarët tanë dhe bashkëqytetarët tanë. Të zbatojmë rregullat e distancimit fizik, të ndjekim me përpikmëri këshillat e mjekëve dhe të raportojmë në kohë cdo shqetësim shëndetësor dhe cdo dyshim, pranë Shërbimit të Urgjencës.

Përsërisim thirrjen ndaj Qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të angazhohet pa diskriminim në mbështetje të familjeve dhe bizneseve në nevojë. Retorika e sulmeve, ndasive dhe diskriminimi duhet të marrë fund menjëherë!

Shkodra ka qenë, është dhe do të jetë përherë krenaria e Shqipërisë”!

Etiketa: dega e pd shkoderkoronavirusi
Pas

“Justifiko rrogën, situata në Shkodër ulëritëse”, Lleshaj fyen keq Ademin: Dil hiq lakrat, barishtet dhe plehrat në rrugë

Para

“Nëse 10-fishohen testet dalin 3800 të infektuar”, deklarata e fortë e ish-ministrit të Shëndetësisë: Mjeku i familjes si kofini pas të vjelit

Para
Rama jep lajmin ‘bombë’ në mes të pandemisë: Po studiojmë lejimin e hashashit…

"Nëse 10-fishohen testet dalin 3800 të infektuar", deklarata e fortë e ish-ministrit të Shëndetësisë: Mjeku i familjes si kofini pas të vjelit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.